Edhe në Prizren temperatura të ulëta
Acari polar që ka pushtuar Europën juglindore në këto ditët e fundit, në rajonin tonë solli temperatura mjaft të ulëta.
Dita e martë edhe parashihej të ishte më e ftohta e kësaj jave. Mëngjesin e sotëm në aeroportin e Prishtinës u regjistrua temperatura prej -18C, e në qytet deri në -14C.
Në Prizren tempertura zbriti në -10C.
Në pjesët tjera të vendit në Anamoravë zbriti në -15C, -13C e -11C në Dukagjin.
Sado këto temperatura të regjistruara në vendin tonë të jenë të ulëta, duhet cekur se temperatura më e ulët në Prishtinë është regjistruar më 13 janar të vitit 1985 me -27.2C, e në aeroportin e Prishtinës -29.2C më 26 janar të vitit 2000.
Herën e fundit temperatura minimale edhe deri në -24C u regjistruan para pesë vitesh në janarin e vitit 2017.Mot i acartë mbetet edhe në ditët e ardhshme, mirëpo që temperaturat gradualisht fillojnë të rriten, me maksimale edhe në vlera pozitive.