20-04-2024

Edhe në Prizren temperatura të ulëta

Acari polar që ka pushtuar Europën juglindore në këto ditët e fundit, në rajonin tonë solli temperatura mjaft të ulëta.

Dita e martë edhe parashihej të ishte më e ftohta e kësaj jave. Mëngjesin e sotëm në aeroportin e Prishtinës u regjistrua temperatura prej -18C, e në qytet deri në -14C.

Në Prizren tempertura zbriti në -10C.

Në pjesët tjera të vendit në Anamoravë zbriti në -15C, -13C e -11C në Dukagjin.

Mirëpo ngricat u shtrinë edhe nga Shqipëria, deri në bregdet, -4C u regjistrua temperatura minimale në Durrës e -5C në Vlorë, e krejt në jug në Sarandë -2C. Më në brendi u regjistruan temperatura prej -8C në aeroportin e Tiranës, -5C në qytet në Tiranë, me -8C ishte Kuçova si dhe Gjirokastra, -6C Shkodra, e vendet më të ftohta ishin Korça e Peshkopia me -13C. Ngricat prekën edhe Ulqinin me -3C, Podgoricën me -3 e -1C, ndërkaq vendi më i ftohtë në rajon ishte Sjenica me -25C.

Sado këto temperatura të regjistruara në vendin tonë të jenë të ulëta, duhet cekur se temperatura më e ulët në Prishtinë është regjistruar më 13 janar të vitit 1985 me -27.2C, e në aeroportin e Prishtinës -29.2C më 26 janar të vitit 2000.

Herën e fundit temperatura minimale edhe deri në -24C u regjistruan para pesë vitesh në janarin e vitit 2017.Mot i acartë mbetet edhe në ditët e ardhshme, mirëpo që temperaturat gradualisht fillojnë të rriten, me maksimale edhe në vlera pozitive.

Asnjë koment

Comments are closed.