26-04-2024

Edhe një ish-ushtar i UÇK-së nga Prizreni ftohet nga Specialja për intervistim

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-ushtarin e UÇK-së nga Prizreni, Elbasan Shoshajn, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Këtë e ka njoftuar përmes një shkrimi në “facebook” kryetari i Organizatës së Veteranëve, Hysni Gucati.

Shoshaj gjatë luftës ka qenë i angazhuar në rajonin e Vrrinit, ndërsa aktualisht është zyrtar në DKA-në e Prizrenit./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.