Edhe një prizrenas kaloi në partinë e Kadri Veselit
Në llogarinë e tij të Facebook-ut, Kadri Veseli njoftoi se partisë së tij, PDK-së, iu bashkua sot edhe një personalitet.
“Veprimtari i hershëm i Lëvizjes Kombëtare nga Prizreni, Agron Telaku, sot iu bashkua vizionit politik të Partisë Demokratike të Kosovës”.
“Ai iu bashkua luftës sonë kundër korrupsionit dhe nepotizmit, e cila rinisë sonë, qytetarëve tanë, do u krijojë më shumë mundësi, më shumë perspektivë, për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë në vendin tonë”.
“Mirë se erdhe në Partinë Demokratike të Kosovës, Agron!”
“Bashkohuni me mua për një Kosovë pa korrupsion e nepotizëm dhe me ekonomi më të zhvilluar!”, ka shkruar Veseli.