27-04-2024

Edhe pak orë afat për të aplikuar për rimbursim për kuponët fiskalë

Për rimbursim për kuponët fiskalë deri në ora 17:00 kanë aplikuar 56 mijë qytetarë, njofton Administrata Tatimore e Kosovës.

Qytetarët e Kosovës e kanë mundësinë të aplikojnë edhe pak orë, saktësisht deri në mesnatë.

“Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë qytetarët se kanë mundësi të aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskal edhe sot (31.01.2019) deri në orën 24:00. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit”, njofton ATK.

Po ashtu, Administrata Tatimore njofton se numri i aplikimeve ka arritur 56,000 qytetarë, që është një rritje për 4 mijë aplikues në raport me herën e kaluar.

Asnjë koment

Comments are closed.