Edhe pesë raste të reja me koronavirus në Prizren

Nga mostrat e marra, sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka konfirmuar 17 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë, ndërsa bëhet e ditur se 35 janë shëruar.

Në mesin të infektuarve janë edhe pesë persona nga rajoni i Prizrenit, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Të prekurit janë raste kontakti dhe vijnë nga këto vendbanime: Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Prizrenit: 5 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Prizren, 1 rast Hoçë e Qytetit, 1 rast Piranë, 1 rast Arbanë dhe 1 rast Lubizhdë), Komuna e Leposaviqit: 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Leshak dhe 1 rast Leposaviq), Komuna e Podujevës: 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Llapashticë e poshtme dhe 1 rast Podujevë) dhe nga 1 rast vendbanimet: Prishtinë, Plavë-Dragash, Kotradiq-Pejë, Runjevë-Kaçanik, Reti e poshtme-Rahovec, Suharekë dhe Zveçan.