Edhe sonte mot i ligë, shtrëngata e breshër

Sipas Prishtina Weather edhe gjatë ditës së sotme do të ketë mos jostabil, që mund të formojnë shtrëngata të shpërndara me shi.

Ky është njoftimi:

 

20.05.2020 – Gjatë mbrëmjes së djeshme një shtrëngatë e fuqishme që kaloj mbi vendin tonë solli reshje shiu e vende-vende edhe breshër të madh, që shkaktoj dëme në kultura bujqësore. Vonë gjatë natës një tjetër shtrëngatë kaloj edhe në pjesët malore në perëndim të vendit dhe rajonin e Pejës, derisa një shtrëngatë më e izoluar u zhvillua edhe në jug të rajonit të Prishtinës.

 

Edhe gjatë ditës së sotme do të jemi nën ndikimin e kushteve atmosferike jostabile, që mund të formojnë shtrëngata të shpërndara me shi. Vende-vende shtrëngatat mund të sjellin reshje intenzive shiu, derisa ekziston potencial edhe për breshër.

Nga dita e nesërme pritet të mbajë mot më i freskët, reshje të dobëta shiu do të vazhdojnë deri nga mesdita, e ditën e premte do të mbajë mot kryesisht me diell.

Më poshtë po ua sjellim edhe disa pamje të shtrëngatës gjatë natës së shkuar, të cilat janë përpunuar duke kombinuar fotografi të shumëfishta (multiple exposure).