27-04-2024

Edhe sot parashihen temperatura të larta

Temperatura të lartë janë paraparë që ta përfshijnë vendin edhe sot.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat maksimale do të lëvizna ndërmjet 36-38 gradë celsius.

“Masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore do të mbeten të qëndrueshme edhe për ditët vijuese, duke krijuar mot shumë të nxehtë dhe me vapë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 36-38 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet në vlera ekstreme, prandaj kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit, sidomos personat në moshë dhe shtresa tjetër e popullatës me sëmundje kronike. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Asnjë koment

Comments are closed.