14-07-2024

“Edhe u rrahën edhe u arrestuan”, këta janë policët nga Dragashi!

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve, është informuar se  në ambiente të Stacionit Policor Dragash, deri sa policia e kishte sjellë  një të dyshuar në stacionin policor, policia dhe i dyshuari ishin sulmuar nga disa persona. Së bashku me qytetarët që  kanë sulmuar të dyshuarin me të cilin kanë pasur konflikt ka qenë edhe një zyrtar policor.

Burime të “Indeksonline”, bëjnë të ditur se të suspenduarit janë Ramadan Ramadani dhe Shasivar Kasumi.

Dy prej personave tjerë të arrestuar janë Meriton Tershnjaku dhe Flurim Çengaj.

Ndërsa Polici i arrestuar i cili ishte përfshirë në rrahje është Kushtrim Piraj.

Ndërsa, IPK ka bërë të ditur se ka dalë në vendngjarje dhe ka intervistuar palët, është  njoftuar Prokurori Kujdestar (P.TH Prizren) dhe me urdhër të Prokurorit pas intervistimit janë  ndaluar katër të dyshuar (Një pjesëtarë i PK-së me gradë zyrtar policor i ri dhe tre persona tjerë civil).

Lidhur me këtë rast, për menaxhim të dobët të rastit dhe dështim në ofrimin e sigurisë së të dyshuarit, me rekomandim të IPK-së janë suspenduar një Toger Policor-Shefi i Hetimeve të Stacionit dhe një Rreshter Policor-Shef i ndërrimit.

Në vazhdim do të ndërmarrim edhe veprime tjera hetimore.

Asnjë koment

Comments are closed.