16-09-2025

Editorial: Nga djegia e ‘Farmakosi-t’ e deri te leja ndërtimore që çoi në aktakuzë për zyrtarët komunalë të Prizrenit

Prizreni tashmë e ka humbur njërën prej gjurmëve të rëndësishme të së kaluarës industriale – fabrikën e vetme farmaceutike në Kosovë, “Farmakos”,  ndërsa përpjekjet për ndërtim në truallin e saj të kontestuar kanë çuar në ngritjen e aktakuzave ndaj zyrtarëve komunalë dhe kundërpërgjigjeve të tyre ndaj nivelit qendror, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Më 8 shkurt 2020, një zjarr përfshiu ndërtesën e ish-fabrikës së barnave “Farmakos” në Prizren. Objekti u dogj tërësisht, por për fat të mirë nuk pati të lënduar në njerëz. Ish-drejtues për Emergjenca dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit, deklaruan asokohe se zjarri dukej të ishte shkaktuar “me qëllim”.

Pamjet nga djegia e objektit, me 2020.  
  

Asnjë koment

Comments are closed.