Edona te Nora, të lumtë dora
Edona Llalloshi po kalon edhe një sezon të suksesshëm veror me dasma dhe ahengje.
Këngëtarja e njohur kosovare po këndon kudo ku flitet shqip bashkë me orkestrën e saj, duke krijuar atmosferë të paharruar në secilën dasmë dhe koncert.
Fansat si zakonisht e komplimentojnë Edonën për veshjen e saj me stil.
Arbnora Sylejmani është përkujdesur për veshjen e fundit të Edonës ku dukej magjepsëse.
Fustani i zi i disenjuar nga NoreOfficial vërtet i dha shkëlqim këngëtares së famshme.