29-11-2024

Eksperti Aliu: Me këtë nivel të migrimit, pas 15 vjetësh mund ta kemi kryeministër një të huaj

Eksperti financiar Florin Aliu, ka thënë se migrimi i popullsisë është dukuri shumë shqetësuese dhe një problem shumë i madh që duhet të studiohet.

“Me atë që po e shoh unë nëpër lajme, me aplikimet nëpër ambasada, ky është problemi më i madh edhe nëse e krahasojmë na migrimin tonë këtu çka është t’u ndodhë, migrimi që ka ndodhë në vende të lindjes që kanë shku kanë lëvize edhe në rajon është tjetër lloj i migrimit, këtu njerëzit po shkojnë me familje edhe ata që shkojnë edhe ata nuk kthehen më në këtë vend”, ka thënë Aliu në emisionin “Tempus” në KTV.

Ai shtuar qe duhet të bëhen  studime për problemin e migrimit dhe të dihen arsyet se pse ka kaq shumë migrime dhe sipas tij me këtë trend, në 15 vitet e ardhme do kemi një kryeministër të huaj.

“Me këtë trend që po ndodh mu ma merr menja që pas 15 vjetësh me kanë kryeministër një i huaj, edhe mos të hamendësojmë që mundet me kanë një gjerman këtu, po mundet me kanë prej vendeve tjera. Po, me këtë nivel migracioni që është t’u na ndodhë aktualisht, kjo është me të vërtetë e tmerrshme, duhemi të gjithë të fokusohemi te ekonomia pasi kjo mund të jetë faktori kyç”, është shprehur ai.

Asnjë koment

Comments are closed.