24-04-2024

Eksperti i epidemive jep formulën si mund të fillojnë aktivitetet sportive

Antoni Fauçi, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, është padyshim eksperti më i njohur aktualisht në botë sa i përket sëmundjeve që vijnë nga viruset dhe epidemitë.

Ndaj udhëzimet e tij kanë bërë që jo vetëm SHBA, por edhe shumë shtete të tjera të ndryshojnë mënyrën se si të luftojnë pandeminë e COVID-19.

Këtë herë, ai ka folur për sportin dhe mënyrën se si pret që aktivitetet sportive të kthehen përsëri, duke udhëzuar qartësisht atë që pritet për të garantuar sigurinë e plotë.

“Ekziston një mënyrë se si mund të rikthehet sporti në vitin 2020, me dyer të mbyllura. Askush nuk do të mund të shkojë në stadium apo në pallatin e sportit si tifoz. Por përveç kësaj, skuadrat do të duhet që të mbahen nën vëzhgim në hotele pranë impainteve të lojës. Të gjithë pjestarët e ekipeve do të duhet të testohen të paktën një herë në javë”, ishin udhëzimet e ekspertit.

Përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë do të takohen me përfaqësues të kampionateve kryesore në vend si NBA, MLB, NFL apo MLS për të diskutuar kushtet në të cilat mund të lejohet rifillimi i aktiviteteve

Asnjë koment

Comments are closed.