06-08-2026

Ekstradimi i Dukagjin Nikollajt i kërkuar për tentim-vr*asje, policia jep detaje

Dukagjin Nikollaj, i njohur me nofkën “Duka”, ishte një nga personat e dyshuar për përfshirje në përleshjen e armatosur në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, ku mbeti i vrarë 39-vjeçari Kastriot Ramadani.

news image

Policia njoftoi se Nikollaj është ekstraduar nga Spanja në Kosovë dhe ndodhet në Prishtinë.

Në një njoftim të publikuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, njoftuan se me datën 06.08.2026 është bërë ekstradimi i shtetasit kosovar nga Spanja për në Kosovë.

“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet spanjolle pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë””, thuhet në njoftim.

Sipas PK-së, ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Spanjës.

“I dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësive përkatëse të PK-së në Rajonin e Prishtinës për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, ka njoftuar policia.

Asnjë koment

Comments are closed.