16-05-2026

Ekstradohet nga Kroacia për në Prizren, i kërkuari ndërkombëtarisht për mashtrim

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, dje ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar I.E., nga Kroacia për në Kosovë.

  
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritete kroate pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Mashtrim” dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, ekstradimi u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Reppublikës së Kosovës dhe atyre kroate.

I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Prizrenit për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

Lexo edhe:

Prizren: Në këto zona sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Asnjë koment

Comments are closed.