Ekzekutohet me plumb pas koke shqiptari në Gjermani
GJERMANI- Ekzekutohet me plumb pas koke shqiptari në Gjermani. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme në qendër të qytetit të Krefeld në veriperëndim të Dyseldorfit. Një 42-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri teksa po lëvizte me biçikletë.
Sipas informacioneve të BILD ngjarja e rëndë ka ndodhur pak para prës 20:00. Shqiptari ka mbetur i vdekur në vend.
Nuk dihet ende nëse ka qenë vetëm një autor apo disa por sipas Policisë 42-vjeçari është qëlluar nga një distancë shumë e afërt.
Policia ka ngritur grupe të shumta kontrolli për zbardhjen e ngjarjes. Deri më tani nuk ka informacione të tjera lidhur me ngjarjen e rëndë.