Elza Ujkani kompensohet me 110 mijë euro pasi u lëndua nga rënia e kulmit në Prishtinë
Ujkani do të kompensohet me 110 mijë euro për lëndimet e marra në këtë rast.
Kryetari i komunës, Përparim Rama, ka thënë se kjo është për shëndetin e Elzës.
“Ka të bëj rreth përmirësimit të shëndetit të zonjushës Ujkani e cila sot është me ne, kështu që propozimi është për të vazhduar shërimi”, ka thënë Rama.
Ndërsa, shefi i asamblistëve të Vetëvendosjes, Gëzim Sveçla, tha se e përkrahin propozimin.
Edhe asamblistët e PDK-së i kanë dhënë mbështetje këtij propozimi./EO