17-06-2024

Policia ia konfiskon lejen vozitësit në Prizren, shkak shkeljet e përsëritura

Drejtoria rajonale e policisë Prizren, Stacioni policor në Prizren me datën 24.05.2024, Si pasojë juridike të vendimeve të plotfuqishme për shoferin e mjetit që ka shkaktuar kundërvajtje të caktuara sipas ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, në bazë të numrit të pikave të grumbulluara negative (nëntë (9) pikë negative), është marrja e përkohshme e patentës së shoferit ndaj ;

• Kundërvajtësi F.A –viti i lindjes 1997- i shqiptohet masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik për të gjitha kategoritë në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muaj.

Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, apelon vozitësit që ti respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com, apo ne numrin e telefonit 192.

Asnjë koment

Comments are closed.