17-06-2024

Shkumbin Hoti arrestohet nga Policia, dyshohet për kanosje dhe mashtrim në vlerë prej 10 mijë euro 

Hoda dhe Hoti dyshohen për akuzën mashtrim në bashkëkryerje përmes falsifikimit të dokumenteve, krijimit të kontratave të falsifikuara, mashtrimit dhe prezantimeve të rreme si persona zyrtar kanë mashtruar viktimën të cilës në emër të shitjes së një banese në Prishtinë, i kanë marr shumën e parave në vlerën mbi 10,0000.00 euro.

Sinjali mëson se Shkumbin Hoti kishte marr shumën e parave prej 10 mijë eurove si kapar, ndërsa pjesën tjetër do te ia jepte pas nënshkrimit të kontratës për banesë tek noteri.

Gjithashtu, Hoti dyshohet se përveç mashtrimit me shitjen e banesës fiktive, ai më pas e ka kanosur viktimën duke e shantazhuar me publikimin e disa videoxhirimeve me përmbajtje intime.

Seanca dëgjimore për rastin e Hekuran Hoda dhe Shkumbin Hotit është mbajtur sot pasdite dhe gjykata pritet të merr vendim në lidhje me kërkesën e prokurorisë për rastin.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.