25-11-2024

Emërohen bordet e përkohshme të Trepçës, Postës së Kosovës dhe Infrakosit

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është bërë emërimi i bordeve të përkohshme të drejtorëve të ndërmarrjeve “Trepça” dhe “Posta e Kosovës”.

Sipas vendimit të Qeverisë në ndërmarrjen Trepça, Drejtor i Bordit është emëruar, Sylejman Hyseni, ndërkaq anëtarë, Shyqiri Sadiku, Esat Peci dhe anëtari i pestë do të emërohet punëtorët  e kësaj ndërmarrje.

Ndërsa në “Postën e  Kosovës” drejtor i përkohshëm është emëruar, Leonard Shabani, ndërsa anëtarë: Fadil Aliu, Evda Maloku dhe Ujkan Kameraj.

Në këtë mbledhje është emëruar edhe bordi i i “Infrakosit”, Brahim Selimaj është emëruar drejtor, ndërsa anëtarë: Sead Thaci, Avni Kajdomqaj dhe Sanja Lazareviq.

Lexo edhe:

Rrena e kryetarit Haskuka rreth dënimit të ish-drejtorit të tij për Arsim, Skënder Susurit (dok)

Asnjë koment

Comments are closed.