24-04-2024

EMN: Komuna e Prizrenit harton projektin për rrugën “Shaip Spahiu” pa gjithpërfshirje

Praktika e hartimit të projekteve për intervenime në hapësirat publike të qytetit, pa zhvillimin e konsultave me të gjithë hisedarët, që prej fazave të hershme, po vazhdon që të aplikohet nga Komuna e Prizrenit, thuhet në reagimin EC Ma Ndryshe.

“Shembulli i fundit është projekti për rrugën “Shaip Spahiu” i prezantuar së fundmi para numrit të vogël të banorëve dhe bizneseve të kësaj rruge.

“EC Ma Ndryshe” prej shumë vitesh kërkon nga organet komunale që ta ndryshojnë këtë qasje, dhe të aplikojnë gjithëpërfshirjen në planifikim, sidomos të hapësirave publike, pasi që ato shfrytëzohen nga grupet e ndryshme të komunitetit. Mos përfshirja e të gjithë hisedarëve në planifikim po rezulton me projekte që nuk po kanë qëndrueshmëri.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

EC përsërit thirrjen ndaj organeve komunale të Prizrenit që pjesëmarrjen publike ta shohin si proces gjatë të cilit qytetarët përfshihen në vendimmarrje, në identifikimin e problemeve si dhe mundësive për zhvillim. Përfshirja e publikut në planifikim kontribuon në ndërtimin e zgjidhjeve zhvillimore më të qëndrueshme dhe të adaptueshme për interesat e hisedarëve të ndryshëm. Gjithashtu ky proces fuqizon demokracinë lokale, besimin në institucione publike, ndjenjën e përkatësisë dhe pronësisë për hapësirat publike, si dhe fuqizon komunitetin dhe qytetarinë aktive. Prandaj, EC rekomandon Komunën e Prizrenit që ta ndryshojë qasjen dhe projektet për intervenime në hapësirat publike ti hartojë në konsultim që prej fazave të hershme me të gjithë hisedarët”, thuhet në reagim.

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Asnjë koment

Comments are closed.