23-11-2024

Emrat/ 4 shqiptarë të arrestuar për sulmin në Vjenë, 2 nga Kosova

Ende po vazhdojnë kërkimet për të implikuarit në sulmin e 2 nëntorit në Vjenë të Austrisë.

Deri më tani janë arrestuar mbi dhjetëra të dyshuar, që lidhen me sulmin terrorist ku mbetën  të vdekur 5 persona e disa të plogosur.

Një nga sulmuesit që u vra nga forcat e rendit ishte shqiptari nga Maqedonia e Veriut, Kujtim Fejzullahu.

Ndërsa mediat e huaja raportojnë se tashmë janë kapur edhe 4 shqiptarë të tjerë të dyshuar.

Dy nga shqiptarët janë nga Kosova dhe dy nga Maqedonia e Veriut.

Fotografitë e të dyshuarve janë publikuar, bashkë me identitetin.

Njëri nga kosovarët është Arijanit Feka nga Reqani i Suharekës, dhe tjetri Kujtim Kadriu i lindur në Ferizaj./Indeksonline

 

Asnjë koment

Comments are closed.