26-04-2024

Në Spitalin Rajonal të Prizrenit, po trajtohen 62 persona me COVID

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se pas shtimit të numrit të të infektuarve me COVID-19, sot ka vizituar Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku nga drejtori Afrim Avdaj, u njoftua se momentalisht në këtë spital po trajtohen 62 persona të prekur me COVID-19.

Ky është postimi i tij në FB

Gjatë takimit u dakorduam që të vazhdojmë bashkëpunimin mes Komunës së Prizrenit dhe Spitalit Rajonal, në mënyrë që edhe këtë fazë ta tejkalojmë me sa më pak pasoja.

Me këtë rast dua t’ju njoftoj se nga dita e djeshme ekipet mjekësore të QKMF-së janë duke kujdestaruar në pikën kufitare në Morinë dhe se po ashtu kam marrë vendim për ri-formimin e Shtabit Emergjent Lokal, ku së bashku me akterët relevantë do t’i koordinojmë hapat e mëtutjeshme në drejtim të parandalimit të përhapjes së virusit.

Virusi është në mes nesh dhe aktualisht mundësia e infektimit është shumë e lartë! Andaj ju lutemi që t’i respektoni masat, sepse ky virus mund të luftohet vetëm nëse veprojmë së bashku!

Asnjë koment

Comments are closed.