26-04-2024

Familjarët: Jemi të terrorizuar, Jakup Krasniqi është ndarë në një dhomë të veçantë nga mëngjesi

Nga ora 06:00 e mëngjesit, efektivë të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës janë duke kryer bastisje në shtëpinë e ish-kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqi, raporton Gazeta Express.

Familjarët e Krasniqit kanë deklaruar se familja e ngushtë e ish-kryeparlamentarit është terrorizuar kur në orët e para të mëngjesit efektivë të Policisë dhe të EULEX-it kanë zbarkuar në shtëpinë e tyre në “Velani”.

Djali i vëllait të Krasniqit, Arian Krasniqi, ka thënë për Kanal10 se Jakup Krasniqi është ndarë në një dhomë të veçantë dhe po merret në pyetje që nga mëngjesi.

“Janë të terrorizuar, në ora gjashtë kur kanë hyrë forcat, është i ndarë në një pjesë tjetër të shtëpisë Baca Jakup, aty po vazhdon intervistimi nuk e dimë çka, bastisja prej orës 06:00. Momentalisht është prindi im dhe një mixhë tjetër në Negroc, sapo të përfundon këtu bastisja vazhdojmë atje. Nuk e dimë sa do të zgjasë këtu bastisja”, ka thënë ai./GazetaExpress/

Asnjë koment

Comments are closed.