Emrat e dy zyrtarëve që u arrestuan për dallavere me patent shoferë
Gazeta Express ka raportuar sot ekskluzivisht për aksionin që u ndërmor nga policia e Kosovës dhe prokuroria e ku mbetën të arrestuar disa persona, të dyshuar për korrupsion e krim të organizuar, saktësisht për dallavere me patent shoferë, raporton Express.
I njejti burim i mirë informuar ka bërë të ditur se nën pranga kanë mbetur Filize Krasniqi, që është Drejtoreshë e Departamentit për Patentë Shoferë si dhe shefi i ekzaminerëve Besim Tahiri.
Zyrtarisht përveç se është konfirmuar se aksioni po zhvillohet në disa lokacione, ende nuk kanë dhënë detaje.
Aksioni po kryhet nga Drejtoria për Krime Ekonomike.
Policia e Kosovës ka arrestuar pak minuta më parë edhe dy persona në Qendrën për patenta shoferi në Prishtinë.
Siç raporton T7 nga vendi i ngjarjes, bëhet fjalë për një ekzaminer dhe një kandidat për patentë shoferi./GazetaExpress