21-05-2024

Emrat e studentëve që përfitojnë bursë nga Komuna e Prizrenit

Për vitin akademik 2020/21, Komuna e Prizrenit ka ndarë 80 bursa për studentë, të cilët  i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara, sipas konkursit të hapur publik.

Përfituesit thuhet se janë përcaktuar në bazë të vlerësimit të kërkesave (aplikacioneve) nga ana e komisionit për shqyrtim dhe vlerësim.

Listën preliminare të përfituesve e gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/…/sites/26/2021/08/Image_086.pdf

Aplikuesit e pakënaqur me vlerësimin mund të parashtrojnë ankesën me shkrim në afatin prej 8 ditëve nga dita e publikimit të listës, në Komisionin e Ankesave të Komunës së Prizrenit.

Ankesat dorëzohen tek sporteli i kërkesave, kati përdhesë, Objekti i Administratës, Qendra për Shërbime të Integruara – One Stop Shop, çdo ditë pune prej orës 09:00 deri 15:00, thuhet në fund të njoftimit të bërë publik në faqen zyrtare të komunës së Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.