Emrat e të dekoruarve nga Komuna, në Ditën e Çlirimit të Prizrenit
Kuvendi Komunal i Prizrenit, në një seancë solemne, për nder të 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Prizrenit, sot ka ndarë mirënjohje për disa dëshmorë, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Pas fjalëve të rastit nga kryetari i Komunës Mytaher Haskuka, kryesuesi i Kuvendit Komunal Artan Abrashi dhe përfaqësuesit e grupeve të kuvendarëve, u nda titulli “Nderi i Qytetit” për dr. Halil Berishën.
Gjatë kësaj seance solemne u ndanë edhe dekoratat “Remzi Ademaj” për 13 dëshmorë nga Prizreni, të cilët kanë kontribuar në luftën e UÇK-së për liri. Emrat për të cilët u ndanë dekoratat janë:
Agim Shala
Feriz Susuri
Halim Ahmetaj
Hysen Rexhepi
Hysni Temaj
Nazim Buduri
Nazmi Haki Hasani
Përparim Thaqi
Salajdin Berisha
Sali Saramati
Selver Maqkaj
Xhevat Berisha dhe
Ymer Shala.
Po ashtu në seancë u ndanë edhe mirënjohjet për këta personalitete:
Zenel Kabashi, Bedrush Qollaku, Shaban Braha, Qazim Berisha dhe Bujar Gjurgjeala për kontributin në çështjen kombëtare; Engjëll Berisha, Zita Bashota dhe Albina Marku për kontributin në fushën e muzikës;
Faik Beqaj, Drande Mita Tupeci dhe Myrvet Çavdërbasha Dida për kontributin në fushën e arsimit;
Jëlldëze Gorani, për kontributin në fushën e mjekësisë;
Budim Berisha dhe Zef Toqi për kontributin në fushën e artit;
Agim Maloku për kontributin në fushën e sportit dhe
Hysnije Hisari për kontributin në fushën e arkitekturës./GazetaePrizrenit.net/