10-11-2024

Emrat e të dekoruarve nga Komuna, në Ditën e Çlirimit të Prizrenit

Kuvendi Komunal i Prizrenit, në një seancë solemne, për nder të 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Prizrenit, sot ka ndarë mirënjohje për disa dëshmorë, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Pas fjalëve të rastit nga kryetari i Komunës Mytaher Haskuka, kryesuesi i Kuvendit Komunal Artan Abrashi dhe përfaqësuesit e grupeve të kuvendarëve, u nda titulli “Nderi i Qytetit” për dr. Halil Berishën.

Gjatë kësaj seance solemne u ndanë edhe dekoratat “Remzi Ademaj” për 13 dëshmorë nga Prizreni, të cilët kanë kontribuar në luftën e UÇK-së për liri. Emrat për të cilët u ndanë dekoratat janë:

Agim Shala
Feriz Susuri
Halim Ahmetaj
Hysen Rexhepi
Hysni Temaj
Nazim Buduri
Nazmi Haki Hasani
Përparim Thaqi
Salajdin Berisha
Sali Saramati
Selver Maqkaj
Xhevat Berisha dhe
Ymer Shala.

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Po ashtu në seancë u ndanë edhe mirënjohjet për këta personalitete:

Zenel Kabashi, Bedrush Qollaku, Shaban Braha, Qazim Berisha dhe Bujar Gjurgjeala për kontributin në çështjen kombëtare; Engjëll Berisha, Zita Bashota dhe Albina Marku për kontributin në fushën e muzikës;
Faik Beqaj, Drande Mita Tupeci dhe Myrvet Çavdërbasha Dida për kontributin në fushën e arsimit;
Jëlldëze Gorani, për kontributin në fushën e mjekësisë;
Budim Berisha dhe Zef Toqi për kontributin në fushën e artit;
Agim Maloku për kontributin në fushën e sportit dhe
Hysnije Hisari për kontributin në fushën e arkitekturës./GazetaePrizrenit.net/

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Fotografia e Komuna e Prizrenit

 

Asnjë koment

Comments are closed.