19-04-2024

Enca dhe influenca! Mësoni se ç’është jeta dhe si arrihet suksesi (FOTO)

Këngëtarja Enca Haxhia po shijon plazhin në bregdetin shqiptar, si një mundësi e mirë që t’i shpëtojë ditëve të nxehta të verës.

Ndërkohë vazhdon të jetë provokuese sidoemos me pozat që bën publike, ndërsa me mesazhet që ndan me ndjekësit e saj thotë se është një vajzë me influencë.

“Influenca” – ka shkruar ajo, ngjitur me foton e fundit në një pishinë.

Si zakonisht, këngëtarja është shfaqur seksi, ndërsa mban në dorë një trëndafil të bardhë në një foto të ditës së djeshme, ku shkruan: Jeta është e bukur.

Këngët e saj numërojnë miliona klikime, ndërsa fotot marrin komente dhe pëlqime pa fund.

Kujtojmë se Enca kishte paralajmëruar një album dhe disa klipe këtë vit, por që duket se planet e saj dështuan, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Dështuan planet, por suksesi dhe jeta e saj vazhdon.

Megjithatë, si një vajzë me influencë, siç thotë, ajo di ta ndjekë dhe ta arrijë suksesin. Lum ai që e ndjek dhe shijon sukseset e saj, për të mësuar sadopak në jetë! /noa.al

Asnjë koment

Comments are closed.