25-11-2024

Enver Hoxhaj: Kurti nuk ka lidhje me politikë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka vazhduar të sfidojë, por edhe ka vënë në pikëpyetje përgatitjen e liderit dhe kandidatit të VV-së për kryeministër, Albin Kurti.

Hoxhaj në një takim me rininë e PDK-së, ku ka premtuar edhe shkollim falas në universitetet publike, ka thënë ndër të tjera se Kurti nuk ka lidhje me politikë. Ai sërish e ka ftuar për debat televiziv.

“Unë dhe Albini e kemi një dallim, unë jam profesor i shkencave politike, ai ka studiuar elektroteknikë, krejt në rregull është, por kur u bë kryeministër ju kujtohet pati fol gjysmë ore për njëfarë teli të bakrit qysh lidhet. Unë kam pasur përshtypjen që si njeri që vjen prej elektroteknikës të paktën dinë të lidhë rrymën mirë, po në momentin që ja nisi me bashkëpunu me Amerikën e zuri rryma me Grenellin dhe me Amerikën. Prandaj, as nuk ka ide në elektroteknikë, as nuk ka lidhje me politikë”, ka thënë Hoxhaj, teksa ka shtuar se PDK-ja sipas tij, është “e vetmja e cila do ta ndryshojë Kosovën”.

Albin Kurti, ditë më parë duke u përgjigjur në pyetjen nëse do të pranojë debatin, ka thënë se Hoxhaj duhet të ftojë kandidatin e LDK-së, Avdullah Hoti, pasi ata, sipas tij garojnë për vendin e dytë. /koha.net

Asnjë koment

Comments are closed.