19-05-2024

Haskuka nënshkruan disa vendime për investime në arsim

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, përmes një shkrimi në facebook, ka njoftuar se ka nënshkruar 17 vendime për investime të ndryshme në arsimin prizrenas.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Prizrenit, krijimi i kushteve sa më të mira për nxënësit e qytetit tonë, ka qenë dhe do të mbetet prioritet i qeverisjes sonë gjatë tre viteve të fundit.

Vetëm SOT, kam nënshkruar 17 vendime për investime të ndryshme në arsim siç janë:

  • ✔️Lejimi për ndërtimin e objektit të ri shkollor në Kushnin të Hasit,
  • ✔️Lejimi për ndërtimin e objektit të ri shkollor në fshatin Krushë e Vogël,
  • ✔️Lejimi për ndërtimin e objektit të ri shkollor “Gjergj Kastriot Skënderbeu” (ish Pjetër Mazreku) në fshatin Mazrek
  • ✔️Lejimi për ndërtimin e aneks objektit shkollor “Ardhmëria” në fshatin Landovicë,
  • ✔️Lejimi për ndërtimin e çerdhes për fëmijë në Prizren dhe renovimin e çerdheve ekzistuese,
  • ✔️Lejimi për renovimin e tërësishëm të sallës së edukatës fizike të shkollës “Mati Logoreci” në Prizren,
  • ✔️Lejimi i ndërrimit të dyshemesë së sallës së edukatës fizike në shkollën “Nazim Kokollari” në Prizren,
  • ✔️Lejimi për renovim të kulmit të objektit shkollor “25 Maji” në fshatin Lubinjë e Poshtme,
  • ✔️Lejimi për rregullimin e ambientit të oborreve në shkollat e Komunës së Prizrenit,
  • ✔️Lejimi për ndërrimin e dyerve dhe dritareve të shkollës “Fatmir Berisha“ në Prizren,
  • ✔️Lejimi për furnizim me pajisje sportive për salla të edukatës fizike,
  • ✔️Lejimi adoptimit të hapësirës me laboratorë dhe furnizim me pajisje për shkolla,
  • ✔️Lejimi për renovimin e nyjeve sanitare në disa shkolla të Komunës së Prizrenit,
  • ✔️Lejimi për furnizim me inventarë shkollor,
  • ✔️Lejimi për vendosjen e busteve nëpër shkollat e Komunës së Prizrenit,
  • ✔️Lejimi për furnizim me dollapë për shkolla,
  • ✔️Ndërrimi i kaldajave të ngrohjes qendrore në disa shkolla të Komunës së Prizrenit.

Fëmijët janë e ardhmja e vendit tonë andaj dhe e meritojnë më të mirën e mundshme. Investimet tona për t’u siguruar atyre një edukim sa më cilësor dhe bashkëkohor, nuk do të ndalen edhe në të ardhmen!

 

Asnjë koment

Comments are closed.