09-04-2020

Era e fortë përplas tri tragete në Portin e Durrësit

Tri tragete të ankoruara në portin e Durrësit, janë përplasur si pasojë e erës së fortë në mbrëmjen e së mërkurës, njofton ATSH-ja.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15, kur trageti AF Claudia është përplasur me dy tragetet tjera AF Marina dhe Bari, që ndodheshin të ankoruara në terminal.

Trageti AF Claudia po nisej drejt Ankonës, por humbi kontrollin shkaku i erës së fortë.

Raportohet se nuk ka pasur dëme të mëdha. Trageti AF Claudia, rreth orës 21:20 vijoi normalisht udhëtimin drejt Ankonës.

Asnjë koment

Comments are closed.