“Erdhi koha” – Zhegrova e ‘paralajmëron’ Rumaninë
Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte ndeshjen vendimtare ndaj Rumanisë.
Në “Arena Nationala”, Kosova po përballet me Rumaninë, me synim fitoren e madhe, që do ti jepte shpresa për të dalë në krye të grupit.
Pak para ndeshjes së sotme, Edon Zhegrova, lojtari më në formë i kombëtares dardane e ka publikuar një foto nga dhoma e zhveshjes.
Ai ka shkruar në “InstaStory”: “Erdhi koha”, duke paralajmëruar Rumaninë për spektaklin në fushën e lojës.
Ndeshja nisi nga ora 20:45.