Erdhi nga ShBA-ja për të votuar në Ratkoc të Rahovecit
Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasditen e së shtunës ka ardhur Tonny Hoti, enkas për ta shfrytëzuar të drejtën për të votuar.
Hoti për EO, thotë se e drejta për të votuar ishte arsyeja kryesore që e solli kësaj radhe në Kosovë.
“Jam nga Ratkoci, Komuna e Rahovecit. Kam ardhur për votime, për të votuar. Do të votojmë ta kryejmë atë punën e qytetarit siç e ka. Fitoftë ai që është më i miri”, tha mërgimtari Tonny Hoti, i cili tregoi se ka ardhur vetëm për të votuar edhe në raundin e parë.