Erdogan i bën ftesë për inaugurim, presidentes Vjosa Osmani!
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar ftesën e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se ajo është ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të tij më 3 qershor. Por, se a do të shkon apo jo, ende nuk është konfirmuar.
Kujtojmë se Erdogan fitoi të dielën që shkojë përballë rivalit Kemal Kılıçdaroğlu.
Erdoğan, kandidati presidencial i Aleancës Popullore fitoi zgjedhjet, duke marrë 52 % të votave. Deri më tani janë numëruar mbi 98 % e votave, ndërsa mbështetësit e liderit turk kanë nisur festën.