19-05-2024

Kryeministri Kurti jep rrugëzgjidhje për veri

Kryeministri Albin Kurti, në forumin “Globsec” në Bratisllavë, e konfirmoi se sapo ka përfunduar takimin me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell dhe me emisarin për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Duke diskutuar në këtë forum, ai shpjegoi edhe pjesë të bisedës që ka pasur me Borrellin e Lajçakun.

E para të dilet nga kriza me sundim të ligjit, huliganët në Serbi ose në burg në Kosovë, e më pas ulja e numrit të policisë dhe normalizim të situatës dhe implementimi i shpejtë, i plotë, pa shtyrje e pakushte i marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Kurti në Forumin e Bratislavës.

“Unë iu thash atyre, se po të kishte protestë paqësore, për zgjedhje të parakohshme, do ta kishin mirëkuptimin tim”, shpjegoi Kurti se çfarë u kanë thënë zyrtarëve të lartë të BE-së.

“Por jo me turma që shkruajnë grafite me shkronjën “Z”, që hedhin ndaj ushtarëve granata e brohorasin ‘ubi, ubi’ që në gjuhën serbe do të thotë ‘vrite, vrite’”, tha kryeministri Kurti.

Ai përsëriti se nuk do të dorëzohet republika demokratike në duart e këtyre fashistëve.

“Nëse duan protestë paqësore, me kërkesë për zgjedhje të parakohshme, atëherë e kanë kryeministrin e tyre që tërë jetën ka qenë aktivist politik dhe shumë është i gatshëm që t’i dëgjojë, e ndoshta edhe të pajtohet me ta”.

Asnjë koment

Comments are closed.