24-04-2024

Erdogan mban për dore Putinin dhe e ndihmon të ecë, pamjet që po bëjnë bujë në rrjetet sociale (VIDEO)

Nexta në profilin e saj në Twitter, ka publikuar videon ku në qendër të vëmendjes janë presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij rus Recep Tayyip Erdogan.

Në video shihen se si Erdogan dhe Putin ecin nëpër korridor, e Erdogan gjatë tërë kohës e mban për dore Putinin.

Siç mund të shihet në video, Nexta shkruan se Erdogan e ndihmon Putinin që të ecë duke e mbajtur për dore.

Derisa ecnin, liderët diskutonin, kurse Putin as që e lëvizte dorën për të cilën e mbante Erdogani.

Dyshja po qëndrojnë në Uzbekistan në Samitin e organizatës së Shangait për bashkëpunim – që po mbahet në qytetin Samarkand, raporton Telegrafi.

E kjo video ndau opinioni në dy grupe, ata që mendonin se Putin nuk duket mirë dhe se ka probleme shëndetësore, dhe ata që nuk shohin asgjë të keqe përveç miqësisë së dy liderëve. /GS

Asnjë koment

Comments are closed.