25-04-2024

Erë e re në Bosnjë, Dodiku deklasohet në këtë qytet, befason opozita

Kundërshtari i madh i pavarësisë së Kosovës, Millorad Dodik, ka pësuar humbje në zgjedhjet lokale që u mbajtën dje në Bosnjë e Hercegovinë.

Bazuar në rezultatet preliminare, partia e Dodikut SNSD ka humbur në qytetet kryesore.

 

Madje, befasi po quhet disfata në Banjallukë të cilën e kishte si një nga bastionet më të forta dhe të cilën e fitonte prej afro 20 vjetësh. Stanivukoviqi pritet të jetë kryetar i Banjallukës për 4 vjetët e ardhshëm.

 

Në Zenicë ka fituar Fuad Kasumoviqi duke marrë 28 mijë vota për një mandat të ri.

Befasi në këto rezultate ka qenë triumfi i partive opozitare./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.