Esat Mala transferohet në Ballkan?
Esat Mala nuk po kalon momente të mira te Partizani, pasi ka ngërç me klubin për rinovimin e kontratës dhe të ardhmen e tij.
Lojtari është stërvitur veçmas nga grupi dhe ende klubi nuk ka vendosur gjë për të.
Nga ana tjetër zv.presidenti i skuadrës kosovare të Ballkanit, Arben Osmani, që kryeson tashmë në kampionat dhe është ekipi nga Mala u transferua për te Partizani, ka publikuar një foto në “Facebook”, teksa në tabelën e një rrugë shkruhet emri “Esat Mala”.
Në këtë postim ka qenë edhe vet lojtari i Partizanit që ka komentuar, duke shprehur falenderimet.
Duket se klubi i Ballkanit i tregon “rrugën” e rikthimit për futbollisti 21-vjeçar me origjinë nga Prizreni./insport