“Eurovision”, sot nata finale. Jonida Maliqi performon e dyta
Mbrëmjen e kësaj të diele do të mbahet finalja e Festivalit europian të Këngës, “Eurovision”, me Jonida Maliqin që e çoi sërish Shqipërinë në natën finale.
Nga mijëra artistë që regjistruan këngët e tyre, vetëm 26 kanë mbetur në garë për trofeun e sivjetshëm. Pas rezultateve të jurive eksperte dhe televotimeve, vetëm një do të jetë fituesi i trofeut të madh, me përfaqësuesin e Holandës që konsiderohet pretendenti kryesor.
Australia, sipas kuotimeve është pretendentja e dytë, pjesërisht edhe falë një performance dramatike në të cilën këngëtarja Kate Miller Heidke ngrihet pezull në ajër.
Sipas bastvënësve, Gjermania mendohet të renditet e fundit për herë të tretë në këtë dekadë. Madonna do të performojë dy këngë gjatë spektaklit dhe do të ketë edhe një performancë të 4 ish-pjesëmarrësve në festival./TCH