25-04-2024

Javë e frytshme, 80 foshnja të lindura në Prizren

Gjatë javës që po lëmë pas, Prizrenit i janë shtuar edhe 80 banorë. Krahasuar me javët paraprake, në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” këtë javë kanë lindur më shumë foshnja, shkruan “GazetaePrizrenit.net ”.

Mbështetur në shënimet e maternitetit del se këtë javë numri më i madh i të porsalindurve është i gjinisë femërore, gjithsej 41 vajza apo dy më shumë se sa djem, numri i të cilëve është 39.

Gjatë kësaj jave një lindje ka qenë gemellare (binjak), ndërsa njëri nga porsalindurit ka qenë djalë./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.