Fajdet, arrestohen dy persona në Dragash, përfituan mbi 10 mijë euro
Dy persona janë arrestuar pasi janë të dyshuar për fajde, në vlerë prej 10 mijë euro, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Përmes një komunikate, Policia ja njoftuar se kanë filluar hetimet dhe kanë siguruar dëshmi të mjaftueshme mbi dyshimet e arsyeshme se të dyshuarit janë të përfshirë në veprat penale ‘fajde’, ‘detyrim’, dhe ‘kanosje’.
“Hetuesit policorë, në koordinim me organet e drejtësisë kanë kontrolluar dy lokacione, njëri në Fushë Kosovë dhe tjetri në Prishtinë. Në Fushë Kosovë, janë gjetur dhe sekuestruar: 6000 (gjashtë mijë) euro dhe dëshmi tjera, kurse në Prishtinë janë gjetur disa dokumente me shënime të ndryshëm (autorizime, kontrata, marrëveshje, akte noteriale etj.), të cilat do të përdoren si dëshmi në procedura të mëtejme gjyqësore’, thuhet në komunikatë.
Me aktvendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. /GazetaePrizrenit.net