05-05-2024

Prizren: QKMF ende pa furnizim për vaksina të gripit

 

Furnizimi me vaksina për grip në Komunën e Prizrenit nuk është bërë ende, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Këtë e ka njoftuar Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Në njoftimin e tyre, thuhet se sipas planifikimeve dhe rregullave, Komuna do të duhet të furnizohej me vaksinat më së largu deri më 01.10.2019, nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, përkatësisht nga IKSHP-ja (Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik).

“Në momentin e furnizimit të Drejtorisë së Shëndetësisë me vaksina, do të jepet njoftimi i menjëhershëm për ta informuar opinionin publik”, thuhet në njoftim. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.