24-11-2024

Fajdet, arrestohet prizrenasi që i kërkoi një personi të mos dëshmonte në Gjykatë

Një person është arrestuar në Prizren pasi që i njëjti  ka kërkuar nga viktima mashkull K/Shqiptar të mos paraqet dëshminë e tij para Prokurorisë  Themelore Prizren.

Sipas policisë, në këtë rast bëhej fjalë për një rast të fajdeve, ku ishin të përfshirë dy vëllezërit e të dyshuarit.

Rasti ka ndodhur në lagjen “Arbana”.

I dyshuari  është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Gazetae Prizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.