Fajdet: Policia interviston dy persona në Suharekë
Dy person janë intervistuar nga Policia për një rast të fajdes në Suharekë, raporton Gazeta e Prizrenit.
Referuar policisë, njëri nga personat është ankuar se nga një tjetër i ka marrë 500 euro borxh, mirëpo i është kërkuar që t’i kthejë 900 euro.
Rasti ka ndodhur më 18 tetor.
Njoftimi i plotë i policisë:
FAJDE
Suharekë , 18.10.2021 – 22:05. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga i dyshuari mashkull kosovar i ka marr për kthim një shumë parash prej 500€, por pasi për një kohë nuk i ka kthyer borxhin, i dyshuari i ka kërkuar që ti kthejë 900€. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./GeP