24-11-2024

Falsifikim i parave, arrestohen tre persona

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kanë zhvilluar hetime ndaj disa personave nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘falsifikim i parasë’

Pas grumbullimit të dëshmive e fakteve, policia sot ka realizuar aksion policor, gjatë të cilit ka arrestuar në flagrancë tre të dyshuarit dhe ka sekuestruar mbi 8500 euro monedha metalike.

“E.H., (mashkull kosovar, viti I lindjes 2003), E.H., (mashkull kosovar, viti i lindjes 2000) dhe L.U., (mashkull kosovar, viti i lindjes 2003). Të dyshuarit janë arrestuar dhe si provë materiale janë konfiskuar: 4296 copë monedha metalike nga 2 €, (4296X 2=8592 euro), një automjet dhe katër telefona celular.”

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘falsifikim i parasë’. Rasti është trajtuar në koordinim me organet e drejtësisë (Prokurorinë Themelore në Prishtinë) dhe me aktvendim nga këta të fundit, tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.”

Mund të jetë një imazh i para dhe teksti

Mund të jetë një imazh i lodra fëmijësh

Asnjë koment

Comments are closed.