20-04-2024

Parashikimi i motit për sot (e enjte)

Për të sot (e enjte) parashikohet mot me diell dhe vranësira, ku fillimisht në zona të caktuara pritet të ketë rrebeshe të izoluara rreth mesditës, ndërsa gjatë orëve të pasditës priten lokalisht zhvillime të fuqishme të vranësirave, të cilat do të krijohen në formë frontale, duke sjellur lokalisht rrebeshe të vrullshme shiu, të shoqëruara me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.

Si pasojë e reshjeve të fuqishme, priten edhe vërshime lokale.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 13-16 °C, ndërsa ato maksimale prej 23-28 °C, njofton Meteo Kosova, percjell Gazeta e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.