Fansi nuk e lë rehat, Luana Vjollca shkon në prokurori
Moderatorja e njohur Luana Vjollca është shqetësuar nga një fans i saj, i cili duket se i është kthyer në bezdi.
Mësohet se ajo i është drejtuar prokurorisë me pretendimin se përndiqet nga një person që do të komunikojë me të.
Përndjekja vazhdon prej tre muajsh, por së fundmi duket se është bërë më shqetësuese.
Kjo është hera e dytë që Luana përballet me fansat në organet e drejtësisë.
Më herët policia ka arrestuar një tjetër person për përndjekjen e moderatores. /noa.al/ GazetaePrizrenit