08-05-2024

Farkëtari rrah klientin në Prizren

Një person është rrahur nga një farkëtar në Prizren, tek kishte shkuar për mprehjen e sëpatës, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje në rrugën “Zahir Pajaziti”, ndërsa  i dyshuari është  arrestuar dhe dërguar në  mbajtje.

“Derisa viktima mashkull kosovar kishte shkuar për ta gdhendur një  sopat  tek i dyshuari mashkull kosovar dhe pasi që  palët ishin fjalosur ndërmjet vete,  i dyshuari kishte sulmuar fizikisht viktimën  duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Pas marrjes së tretmanit mjekësor viktima është  liruar për  shtëpi”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Ndërsa  i dyshuari është  arrestuar dhe me vendim  të  prokurorit  dërgohet në  mbajtje. /GazetaePrizrenit.net

Lexo edhe:

Gjykata e Apelit përgjysmon dënimin ndaj serbit Tasiç, për krime lufte në Krushe

Asnjë koment

Comments are closed.