24-11-2024

Fatmir Sejdiu, lajmërohet nga Dega e LDK-së në Prizren

Ish presidenti i Kosovës Fatmir Sjediu, i cili vite më parë ishte edhe kryetar i LDK-së, në prag të procesit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka vizituar Degën e LDK-së në Prizren, ku ka takuar  e uruar kryetarin e zgjedhur Anton Çunin dhe të tjerët.

Por nuk dihet akoma se a do të jetë kandidatë për të parin e LDK-së apo do të mbështes ndonjërin nga kandidatët, e të cilët akoma zyrtarisht nuk dihet se kush janë e të cilët thuhet se do të shpallin kandidaturat vetëm gjatë kuvendit.

Ish kryetari Fatmir Sejdiu, është informuar rreth procesit zgjedhor nga kryetari i degës e të cilin e uruar për mandatin katër vjeqar.

“Syri.net” ka kontaktuar edhe kryetarin e Degës së LDK-së në Prizren Anton Qunin, i cili nuk ka dashut të flas rreth arsyes së vizitës së ish kryetarit Fatmir Sjediu. Ai tha se tashmë është njoftimi FB.

“Sot, në zyret e Degës së LDK-së, na nderoj me vizitë, ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.  Ai na përgëzoj për procesin e zgjedhjeve demokratike të brendshme, duke na uruar punë të mbarë e suksese të përbashkëta. Në emer timin dhe të gjithë veprimtarëve e aktivistëve të LDK-së në Prizren, e falendëroj për vizitën dhe momentet që ndau me ne”, tha kryetari Anton Quni.

Ndërsa “Syri.net”, ka kontaktuar edhe zyrtarë të Degës së LDK-së në Prizren për arsyen e vizitës së ish kryetarit Fatmir Sjediu, por që zyrtarët e kesaj dege nuk kanë dashur të flasin.

Asnjë koment

Comments are closed.